Kandidatja për presidente e Republikës së Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova sot në Shtabin qytetar ka përgatitur 50 vakte për familjet e rrezikuara sociale dhe fëmijët e kategorive të ndjeshme.
Siljanovska Davkova e cila edhe vetë gjatë fushatës zgjedhore në rrethin e parë zgjedhor theksoi se do të jetë ambasadorja e parë për luftë me varfërinë, gjegjësisht se do të jetë vazhdimisht me qytetarët, sepse problemet e qytetarëve do të jenë edhe probleme të saj, theksohet në kumtesën e ekipit të kandidates për presidente të Republikës së Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova.