LSDM: Dënojmë hapin e Siljanovskës dhe abuzimin e fëmijëve për qëllime politike në fushatë

E dëshpëruar dhe e ballafaquar me përkrahjen e dobët nga qytetarët, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska ka abuzuar fëmijë për qëllime politike në fushatën zgjedhore.
Ashpër e dënojmë këtë abuzim tinzak të fëmijëve nga ana e Siljanovskës së dëshpëruar dhe presim reagim nga institucionet kompetente, duke e përfshirë edhe Komisionin shtetëror zgjedhor.

Marketing

Sjellja e Siljanovskës është në kundërshtim me Kodin zgjedhor, por edhe me Konventën e ratifikuar për të drejtat e fëmijëve, normave të cilat i mbrojnë fëmijët nga të gjitha format e keqpërdorimit në qëllime politike në fushatë.
Skandali është edhe më i madh pasi shteti veçmë kujdeset për fëmijët në SOS fshatin për fëmijë.

SOS fshati për fëmijë është institucion privat, i cili përkujdeset për fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror në bazë të Marrëveshjes administrative të lidhur me shtetin, ndërsa harxhimet për çdo fëmijë në nivel mujor i mbulon qendra kompetente për punë sociale.

Për çdo fëmijë është e siguruar jetesë e organizuar dhe harxhimet e parapara tërësisht janë siguruar nga shteti.
E drejta dhe drejtësia nuk kanë kurrfarë lidhje me Siljanovskën, e cila ka kryer abuzim të fëmijëve, të përkujdesur nga shteti.

Siljanovska ashpër i ka keqpërdorur fëmijët dhe i ka shkelur të drejtat e tyre fëmijërore.