Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri tetë gradë, ndërsa e ditës prej 10 deri 23 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite janë të mundshme reshje të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri shtatë gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 20 gradë Celsius.
Edhe në dy ditët e ardhshme në orët e pasdites do të ketë kushte për shi të shkurtër lokal, ndërsa stabilizim i motit pritet të premten kur temperaturat do të jenë në rritje. Reshje të reja të rrëmbyeshme të shiut priten të shtunën nga fundi i ditës.