Cili është roli i BE-së në transformimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në vitet që vijnë dhe si rajoni do të përgjigjet në sfidat e sigurisë. Një është e sigurt, BE-ja nuk duhet ta lë Maqedoninë e Veriut të pret dhe në qershor të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim, u tha në panel-diskutimin për Ballkanin Perëndimor, që e organizoi mbrëmë Universiteti Xhon Hopkins në Uashington.
“Ballkani është përballë me probleme, por momentalisht kanë mbetur dy pasi që u zgjidh me sukses çështja e emrit të Maqedonisë. Ka mbetur vetëm që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhje për pushtetin jofunksional në Bosnjë e Hercegovinë”, deklaroi Daniel Server nga shkolla për studime të avancuara dhe menaxhim me kriza në universitet.
“Ky është momenti i vërtetë që të zgjidhet çështja e Kosovës dhe e Serbisë. Dhe kur kjo do të zgjidhet, problemi në BeH do të duket shumë më ndryshe, nga kjo perspektivë dhe më i lehtë për t’u zgjidhur”, tha Server.
Shtoi se ai angazhohet për diplomaci pragmatike.
“Imagjinoni, nëse nuk do të zgjidhej problemi me emrin e Maqedonisë, sa më vështirë do të ishte zgjidhja e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Server.