Ndihmat shtetërore, sipërmarrësit frikësohen të punojnë me shtetin

Informimi i dobët dhe frika nga inspektimet janë arsyet kryesore për mosaplikimin e kompanive të Strumicës për kulaçin në vlerë prej 70 milionë eurove që Qeveria sivjet ia ofron sektorit privat. Vetëm dhjetë kompani nga rajoni i Strumicës vitin e kaluar kanë parashtruar kërkesë për ndihmë shtetërore dhe kanë marrë, por kjo nuk mjafton shprehet kryeministri Zoran Zaev. Kryeministri i porositi biznesmenët se nuk bëhet fjalë për politikë dhe qasje selektive, nevojitet vetëm të plotësohen kushtet për aplikim.

Marketing


Frika se tani do të vjen ndonjë kontroll në ndërmarrje dhe nuk do të merren paratë. Absolutisht sot i sqaruam këto gjëra, kur aplikohet nuk vjen kontrolli, nuk duhet të kenë frikë. Paratë janë 70 milionë euro dhe është për keqardhje nëse mbeten pa shfrytëzuar. E pasuksesshme do të jetë Qeveria në realizim, ndërsa shteti do të jetë me më pak kapacitete industriale -tha Zoran Zaev, kryeministër.

Por, sipas Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, për aplikim për ndihmë shtetërore ekonomistët përveç frikës nga inspektimet duhet të plotësojnë edhe disa kritere për t’i marrë paratë e shtetit. Ndërmarrjet nuk do të mund të aplikojnë nëse kanë numër të zvogëluar të të punësuarve në nivel vjetor. Për të marrë një pjesë të kulaçit ndërmarrja duhet të ketë gjendje pozitive financiare.