Sot në një postim në facebook kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, ka sulmuar ministrin e Arsimit Arbër Ademi, pasi Taravari është revoltuar me vizitën e ministrit në Gostivar!
Taravari ka shkruar: “Ky që i merr kompetencat e arsimit, dy here në Gostivar, paska ardhur të kërkon votën prej gostivarasve… Vetëm nuk e di, a me qëllim e sjellin këtë “doktorin e shkencave” prej Opaje apo koincidentalisht…. Interesant”.
Por, pasi këtij postimi ministri i Arsimit Arbër Ademi i është kundërpërgjigjur menjëherë, duke shkruar: “Edhe doktori u bë për doktor”.
Muaj më parë Inspektorati i Arsimit vuri në dukje parregullsi gjatë shkarkimit të drejtorëve të shkollave në Gostivar andaj edhe ministria e Arsimit ia mori kompetencat komunës së Gostivarit.