Dialogu Kosovë-Serbi pritet të jetë në fokus të takimit Mogherini-Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq udhëton drejt Romës për 8 maj për t’u takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.
Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.
Pasi përfundimit të takimit në Romë, Vuçiq do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet për dy ditë në kryeqytetin shqiptar.
Dialogu Kosovë-Serbi pritet të jetë në fokus të takimit Mogherini-Vuçiq.