Reka iu bashkangjit BDI-së në përkrahje të kandidatit konsensual Pendarovski

Humbësi në raundin e parë zgjedhor, garuesi i Aleancës dhe Besës për President, Blerim Reka u bëri thirrje qytetarëve më 5 maj të dalin masivisht në votim, për, siç tha ai, ta shpëtojnë procesin eurointegrues.

Marketing

Komentuesit politik si dhe qytetarët në rrjetet sociale theksojnë që Reka iu bashkangjit qëndrimit të BDI-së dhe Ali Ahmetit për të përkrahur kandidatin konsensual për Presidsnt, Stevo Pendarovski. Reka në postimin e tij shton se është e drejtë e qytetarëve të vendosin për cilin do ta japin votën e tyre në raundin e dytë.

Edhe Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë nga Ohri deklaroi se edhe kandidati i tretë për president, Blerim Reka bëri thirrje për të votuar për Evropë dhe NATO, gjegjësisht si çtha për Stevo Pendarovskin. “Edhe kandidati i tretë tha votoni për Evropë, për NATO, shumë qartë për Stevo Pendarovskin.

Nga ana tjetër, nuk kemi asgjë, ‘kompir’, nuk ofruan asgjë, nuk i ftuan shqiptarët, boshnjakët i gabuan”, theksoi Zaev nga Ohri, duke thënë se më 5 maj do të sfidojë me fitore kandidati i tyre Stevo Pendarovski.