Mickoski: Ju vendosni, vota juaj mund të sjell kohë më të mira

Ka qenë shtatori i vitit 91, tek secili prej jush gëzim pasi përfundimisht ne maqedonasit luftuam për të drejtat tona, për shtet tonin, emër, armatë, flamur. Institucione të cilat vetë mund t’i zhvillojmë, për nder që varet prej nesh. Gëzim se të gjithë ne mund të jemi në tonën, gjenerata do të arsimohen në institucionet tona, ku do të ketë shëndetësi të veten e cila do të jetë cilësore.

Marketing

28 vjet më pas, mbeti shumë pak nga ai entuziazëm, shumë pak nga njerëzit sot janë të lumtur dhe të kënaqur prej asaj që e kemi. Kalova mbi 13 mijë kilometra nga fillimi i fushatës. Jam takuar me shumë bashkëqytetarë tonë, kemi biseduar për problemet e tyre, për atë që i shqetëson. Kam dëgjuar edhe për kritikat ndaj këtij pushteti, por edhe punën e atyre paraprake dhe unë si njeri nuk turpërohem të kërkoj falje për gabimet e të kaluarës, ku jam i sigurt se ka pasur, por edhe të ofrojmë zgjidhje bashkë me qytetarët për të ardhmen e atdheut tonë. Ne angazhohemi për një fotografi më ndryshe për politikanin maqedonas.

Dua t’u drejtohem të zhgënjyerve dhe atyre të dekurajuar. Ajo është ndjenjë e arsyeshme për pritjet, telat që i shqyen, emrin, identitetin, standardin e rrënuar, mashtrimin se do ta sjellin Evropën ndërsa ne kemi shkëlqyer nëpër botë, 500 euro pagë, 500 kilometra autostrada, ajrin e pastër, jetën që u bë ferr, tenderët, nepotizmi, përndjekja dhe padrejtësia që u bë përditshmëri…

Do të drejtohem edhe deri te ata që janë komplotistë të bojkotit. E dini Maqedonia është në pyetje. Kjo nuk është vetëm e imja, ose betejë vetëm e VMRO-DPMNE-së, kjo është betejë e secilit njeri, për dinjitetin dhe nderin e tij. Hajdeni t’i mposhtim. Dilni dhe votoni për vendin tonë.

E di se ka presione dhe ndaj administratës shtetërore. Zaev është kërcënuar se do të dëbojë nga puna. Por, secili prej jush e di se vetëm njeriu i dobët kërcënohet. Mos u shqetësoni dhe mos bini pre e kërcënimeve.

Të nderuar qytetarë,

Të hapërojmë sigurt, në mënyrë evropiane, njëri me tjetrin. Gordana Siljanovska Davkova është zgjidhja. Vota për të është votë për njeri të ndershëm, grua me kredibilitet. Kemi shansin presidentja të jetë rojtar i interesave të Republikës së Maqedonisë dhe secilit njeri. Zëri i juaj në politikë. Ky është shans për mposhtje të padrejtësive dhe fitore mbi drejtësinë…

Zoti të na e bekojë Maqedoninë.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së