Murtezani nga Alternativa: Të dielën votoni për integrim në NATO dhe BE

Orhan Murtezani nga partia Alternativa në konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të dalin të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për opsionin që garanton integrim në NATO dhe BE, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Pas një sërë aktivitetesh e takimesh që janë bërë gjatë kësaj fushate presidenciale, ku ne kishim mundësi të bashkëbisedojmë me këshilltarët për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, shtabet qendrore dhe lokale të Alternativës dje e kanë përmbyllur fushatën dhe sot i drejtohen opinionit publik.

Jemi sot këtu që t’ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos votuesve tanë që të dielën familjarisht të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për opsionin që garanton integrim në NATO dhe BE dhe që është kundër kthimit prapa në agjendat antiperëndimore. Duke votuar Stevo Pendarovskin ne dëshmojmë se në cilën anë jemi dhe çfarë ardhmërie duam t’u sigurojmë brezave tanë. Edhe këtë të diel të gjitha shtabet e Alternativës do të jenë të hapura dhe gjithë kapaciteti jonë do të jenë aktiv jo vetëm në arritjen e censusit të nevojshëm për të cilin nuk kemi dyshim se do të arrihet, por edhe për të dëshmuar se shqiptarët janë vota përfundimtare që e përcakton të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Orhan Murtezani, nga Altrentiva.