Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nënshkruar sot në Librin e Zisë që ambasada e Luksemburgut në Prishtinë ka hapur për ndarjen nga jeta të Dukës së Madh të këtij shteti.
“Këtë mëngjes në Ambasadën e Luksemburgut në Prishtinë jam nënshkruar në Librin e Zisë, duke i shprehur ngushëllimet më të thella Dukatës, Dukës Henri dhe popullit mik për ndarjen nga jeta të Dukës së Madh Jean të Luksemburgut”, ka shkruar Haradinaj.