Të gjitha vendvotimet në Komunën e Tetovës janë hapur në kohë të duhur, saktë në ora 07:00 dhe pa asnjë vonesë.
Nga komisioni komunal i Tetovës konfirmojnë se vendvotimet janë të pajisura me të gjithë materialin e nevojshëm dhe nuk është paraqitur asnjë problem teknik ose ankesë nga qytetarët ose këshillat zgjedhor.
Qytetarët e parë kanë filluar të dalin që në orën e parë pas hapjes së kutive edhe procesi zhvillohet në kushte normale teknike dhe procedurale.