CIVIL paralajmëron ‘zero tolerancë’ ndaj parregullsive zgjedhore

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-03-08 13:48:44Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comæ^$¯ß•ÿj

Organizata qytetare- CIVIL paralajmëron se do të ketë zero tolerancë ndaj parregullsive zgjedhore, dhe gjithçka që do të konstatojë nga monitorimi do e shpërndajë menjëherë me opinionin.

Marketing

“Çdo formë e parregullsisë dhe mosrespektimi i ligjeve dhe procedurave, paraqet shkelje të së drejtës së votimit dhe e rrënon dinjitetin e procesit zgjedhor”, thonë nga Civil, prandaj të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor ftohen që maksimalisht ti respektojnë standardet demokratike dhe rregullat ligjore, dhe të kontribuojnë për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.

CIVILI falënderon edhe qytetarët që denoncojnë parregullsi.
CIVIL kërkon edhe nga partitë politike dhe funksionarët, anëtarët dhe aktivistët ta respektojnë Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta respektojnë heshtjen zgjedhore dhe ti ndalin planet eventuale, nëse ekzistojnë, për ryshfet zgjedhor, presione dhe manipulime të votuesve.

“Çdo tentim të rrezikohet procesi zgjedhor dhe shkelja e ligjeve dhe standardeve lidhur me procesin zgjedhor, duhet menjëherë të ndalohen dhe të ndëshkohen. Nuk guxon të ketë tolerancë për çfarëdo presioni, kërcënimi, ose për korrupsion ( blerje e votave)”, shkruajnë nga CIVILI.

Edhe anëtarët e këshillave zgjedhore duhet ti respektojnë integritetin dhe punën e vëzhguesve dhe të ekipeve të gazetarëve dhe me asnjë kusht të mos i pengojnë në punën e tyre. I inkurajojmë të mos u nënshtrohen presioneve dhe korrupsionit eventual të strukturave të caktuara politike, shtojnë nga Civili.