Jehona e votuesve deri në ora 13 në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale arrin 20,73 për qind.
Zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lupka Guguçevska në konferencën e dytë për shtyp sot kumtoi se ky është fakt nga 95,39 për qind të vendvotimeve të përpunuara.
Sipas këtyre të dhënave deri në ora 13 në votim kanë dalë 359.024 votues, por vlerësoi se me përfshirje të atyre nën pesë për qind të vendvotimeve numri i votuesve të dalë do të ishte rreth 370.000
Votimi, siç theksoi, në këto gjashtë orë gjashtë e gjysmë zhvillohet qetë, pa ndërprerje dhe pa parregullsi.
Në rrethin e parë të votimit në zgjedhjet presidenciale jehona deri në ora 13 ka qenë 20.45 për qind.