MOST: Votimi në atmosferë të qetë

Dy parregullsi të izoluara janë regjistruar në votimin e deritanishëm për raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale nga vëzhguesit e Asociacionit Qytetar MOST, të dhënat e së cilit tregojnë jehonë të votuesve prej 21,3 për qind deri në orën 13.

Marketing

“Në vendvotimin (GM) 2248/1 në Shtip, është vërejtur lexim me zë i votuesve ndërsa para GM 0934 në Kratovë është vërejtur prani e një personi të paautorizuar, me çka është thirrur policia e cila e ka larguar personin prej këtij vendvotimi”, informoi në konferencë shtypi Zllatko Dimitrioski nga MOST.

Sipas të dhënave të marra nga programi PVT (përmbledhje paralele e votave), që paraqet metodën matematiko-statisikore, jehona e votuesve deri në orën 11 është 11,2 për qind, deri në orën 12 është 16,2 për qind, ndërsa deri në orën 13 është 21,36 për qind.

Asociacioni qytetar MOST e ndjek votimin me mbi 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të përzgjedhur sipas përzgjedhjes rastësore dhe reprezentative janë sistemuar po aq vëzhgues me çka janë mbuluar 33 për qind e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vëzhguesit e MOST-it janë statik dhe sipas paralajmërimeve do ta ndjekin procesin e votimit gjatë gjithë ditës.