Nëse keni menduar për një vend në planetin Tokë që mund të konsiderohet si “Parajsa”, dilemës tuaj jepini fund pasi të shikoni fotot te mëposhtme.
Quhet “Banwa Private Island’’ dhe ndodhet në Filipine, në një ishull të izoluar. Një natë atje kushton 100,000 dollarë dhe konsiderohet si resorti më i shtrenjtë në botë.
Resorti i konsideruar si “kufiri i fundit ekologjik”, ka 6 vila dhe secila prej tyre ka pishinë private, ku temperaturat rrallë herë ulen nën 30° C.
Në këtë resort ju mund të shijoni një sërë aktivitetesh sportive.
Gjithashtu, ju mund të shihni kafshë të egra interesante, përfshirë këtu dhe breshkat e detit Hawksbill dhe zogjtë tabon.