Zaev: Të lëvizim përpara së bashku siç na ka hije

 Sot është me rëndësi së pari të kenë sukses zgjedhjet, të kemi përzgjedhje të suksesshme të presidentit të vendit tonë. Njëkohësisht nga vendimi do të varet në cilin drejtim dhe me çfarë rritmi do të vazhdojë të lëviz vendi. Unë besoj se do të vazhdojmë me rritëm të përshpejtuar që të lëvizim përpara, të jemi krah për krah me botën e zhvilluar perëndimore, tha kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev pas votimit në vendvotimin 1730 në Strumicë, ku votoi së bashku me bashkëshorten Zorica.

Marketing

Pret që pas zgjedhjeve të vazhdojë me proceset dhe avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.

“Shpresoj se zgjedhjet do të jenë të suksesshme dhe do të lëvizim përpara së bashku siç na ka hije”, shtoi Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se cilat janë opsionet nëse nuk ka census në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev tha se ekzistojnë shumë opsione të cilat publikisht komentohen nga ana e analistëve.

“Një prej opsioneve i cili i pari më bie në mend, që nuk do të thotë se është përfundimtar sepse kjo varet nga të gjithë faktorët politik, në fund edhe nga ekspertët dhe nga sektori civil, është shpejtë të organizohen zgjedhje të dyta, së bashku me zgjedhjet parlamentare, që të ngritet censuusi. Shpresoj se nuk do të vijë deri tek kjo. Besoj se trendi i jehonës do të jetë më i madh dhe ja tani në këtë moment kur po e jap deklaratën përqindja është më e madhe në krahasim me rrethin e parë dhe kjo garanton në sukses të zgjedhjeve”, konsideron Zaev.

Opsione të tjera janë në parlament, me ndryshimin e Kushtetutës të largohet censusi dhe të shkohet sërish në zgjedhje, ndërsa, megjithatë, opsioni i tretë, siç tha Zaev, nënopsioni i tretë ose i dytë është ndryshimi i Kushtetutës me zgjedhjen e presidentit të shtetit në parlament.

“Por, të gjitha këto opsione janë më pak demokratike dhe definitivisht problematike për shtetin, sepse do të na kthejnë disa muaj mbrapa. do të ngecin proceset, sërish do të ketë debate politike, do të ketë Marrëveshje të Përzhinës, do të ketë bisedime në Klubin e deputetëve… Kjo nuk na duhet. Këtë kohë cilësore, besoj se të gjithë ne, para së gjithash qytetarët, por edhe Qeveria dhe politikanët do ta shfrytëzojmë për të bërë edhe një më të madh, hap kuantitativ për shtetin dhe qytetarët përpara”, e përfundoi deklaratën për mediume,. kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas votimit në Strumicë.