Mexhiti: 90 mijë vota për konceptin tonë, opozita shqiptare bojkotoi

BDI kanë cilësuar këto zgjedhje në përputhje me të gjitha standardet evropiane. Shefi i shtabit të BDI-së, Izet Mexhiti tha se ato janë të kënaqur me kontributin që ka pasur kjo parit në këto zgjedhje presidenciale.

Marketing

“Ne tek BDI jemi jashtëzakonisht të kënaqur me kontributin vendimtar dhe përcaktuar të BDI-së në dy rrethet zgjedhore që mundësoi censusin dhe avantazhin e konceptit tonë”, tha Mexhiti.

Ai tha se së paku 90 mijë vota të tyre kanë përkrahur konceptin e konsensualitetit.

“Dua të shpreh shqetësim për informacionet nga terreni për një bojkot të heshtur por aktiv, dhe të organizuar nga eksponentët e opozitës shqiptare që vihet re nga komunat që ato i drejtojnë si Bogovinë, Vrapçishtë, Zhelinë dhe Gostivar”, tha Mexhiti.