Ministria e Jashtme e Turqisë përshëndeti mbarëvajtjen e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklarate, ministria turke përshëndeti “finalizimin e suksesshëm të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale”.
“Turqia i kushton rëndësi të madhe unitetit politik, stabilitetit dhe prosperitetit të Maqedonisë së Veriut. Ne besojmë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale do të konsolidojë paqen dhe stabilitetin në vend”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
“Turqia do të vazhdojë të punojë për të avancuar më tej marrëdhëniet e saj në çdo fushë me Maqedoninë e Veriut dhe për të bashkëpunuar me vendet e rajonit për të forcuar stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkan”, tha Ministria e Jashtme turke.