‘Vizita e Papës’, NP ,,Higjiena Komunale” largon përkohësisht kontejnerët për mbeturina në komunën Qendër

NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup i informon qytetarët e komunës Qendër, se në prag të vizitës apostolike të Papa Françeskut do të zbatohen masat e sigurisë të cilat kërkojnë zhvendosjen e përkohshme të enëve për hedhjen e mbetjeve.

Marketing

Sonte më 06.05.2019, rreth orës 22:00 do të zhvendosen kontejnerët në 45 lokacione në bulevardet dhe rrugët në vijim: Goce Delçev, Sh. Klimenti i Ohrit, Nënë Tereza, Dame Gruev, Filipi i Dytë, VMRO, Orce Nikolov, Mitropolit Teodosij Gologanov, Qirili dhe Metodi, si dhe në Kejin 13 Nëntori. Enët e zhvendosura për hedhjen e mbetjeve do të kthehen në lokacionet e tyre të nesërmen më 07.05.2019, rreth orës 22:00.

NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup apelon deri te qytetarët që ndërkohë të përmbahen nga hedhja e mbetjeve komunale.