Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i dërgoi telegram urimi presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në telegramin e Thaçit, të cilin e publikoi kabineti i tij citohet se “Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë lidhje të përzemërta dhe themele të forta, që mbështeten në dëshirën e përbashkët për të nxitur bashkëpunimin reciprok në të gjitha fushat”.
Thaçi i ka përgëzuar edhe subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat u dëshmuan konstruktive, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në këtë proces zgjedhor.