Votuesve të Aleancës për Shqiptarët siç duket iu ka humbur më durimi nga politikat destruktive të kryetarit të tyre, Zijadin Selës bashkë me strukturën e t’ij partiake përfshirë edhe sekretarin Arben Taravari.
Shumica e mbështetësve të ASH-së, kanë shprehur dëshpërimin duke shpërthyer më së shumti ndaj kryetarit të tyre, shkaku i bojkotit të tij dhe thirjes tërthorazi për bojkot të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në këtë formë kreu i ASH-së, bojkotoi edhe kandidatin konsensual për President, i cili kishte mbështetje nga shumica e elektoratit shqiptarë dhe nga shumica e partive shqiptare. Por, duhet theksuar veçanërisht se kandidati konsensual, gëzonte edhe mbështetje të plotë nga SHBA-të , BE-ja dhe diplomatë të ndryshëm me ndikim ndërkombëtarë. Në këtë rast Sela me ekipin e tij, Taravarin dhe shefin e shtabit njëherit edhe nënkryetarin e partisë Remzi Mehmedin, kanë bojkotuar edhe Amerikën dhe Bashkimin Europian.
Ndryshe, kujtojmë se këto janë zgjedhjet e 3-ta me radhë që i humb Zijadin Sela që nga largimi i tij nga PDSH. Humbi zgjedhjet Parlamentare të 2016-tës, zgjedhjet Lokale të 2017-tës, përfshi këtu edhe garën direkte të tij në Strugë, dhe tani dështoi totalisht edhe në zgjedhjet Presidenciale me kandidatin Blerim Reka, pos asaj, duke bojkotuar raundin e dytë, rrezikoi edhe procesin integrues të vendit.
Mbetet të shofim ditëtn në vijim se a do të kërkohet dorëheqje nga anëtarësia e tij shkaku i dështimeve të njëpasnjëshme dhe rrezikimit të imazhit para faktorit ndërkombëtarë, gjegjësisht SHBA-së dhe BE-së.