Sot në hapësirat e komunës së Çairit, nën organizim të Institutit për studime evropiane u shënua Dita e Europës.
Në këtë organizim morën pjesë Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, zv.kryeministri Bujar Osmani, ministri i jashtëm Nikola Dimitrov e shum personalitete tjera.
Në vijim keni dhe njoftimin e plotë nga komuna e Çairit:
“Shënohet Dita e Europës në Komunën e Çairit
Sot, nën organizim të Institutit për studime eurpoiane dhe me mbështetje të Komunës së Çairit në sallën e Komunës në prezencë të Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi zv. Kryeministrit për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, Ministrit të Jashtëm, z. Nikola Dimitrov si dhe në prezencë të profesorëve universitar dhe studentëve u shënua Dita e Europës.
Në fjalën time përshëndetëse fillimisht urova zgjedhjen e Presidentit konsensual z. Stevo Pendarovski dhe theksova se me këtë edhe njëher konfirmuam se ne jemi mbështetës të vlerava euroatlantike.
Në këtë ngjarje Instituti për studime evropiane dhe Komuna e Çairit, dekoroi me mirënjohje dhe pllaketë të Nënë Terezës, personalitete politike dhe gazetarë të cilët kanë dhënë kontribut të jashtzakonshëm për integrimin e vendit, si dhe studentët më të mirë të univerziteteve në Maqedoninë e Veriut.”, thuhet në kumtesën e komunës./Zhurnal.mk