Mbi 15 mijë qytetarë nga i gjithë vendi, si dhe mysafirë të lartë, besimtarë dhe të huaj, kryesisht nga vendet fqinje pritet nesër të jenë në rrugët e Shkupit për shkak vizitës historike të kreut të kishës Katolike Romake papa Françeskut.
Të gjithë qytetarët do të kenë qarkullim pa pengesa në qytet, por megjithatë më ngadalë dhe në pajtim me regjimin e posaçëm të komunikacionit, i cili është vendosur për shkak vizitës së papës. Ata që jetojnë apo punojnë në zonën qendrore të qytetit do të kenë qasje pa pengesa deri te shtëpitë e tyre dhe vendet e punës. Atyre që punojnë në qendër të qytetit u rekomandohet të dalin gjysmë ore më herët se zakonisht që të arrijnë në kohë në vendet e punës. Qytetarët nesër është mirë ta shfrytëzojnë transportin publik që të qarkullojnë nëpër qytet , ndërsa ata që ata që udhëtojnë për në Shkup nga qytetet tjera ta shfrytëzojnë qarkullimin hekurudhor. Të dy jan falas.
Siguria është në nivelin më të lartë, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme i ka angazhuar të gjitha kapacitetet me qëllim që vizita e papës të kalojë pa pengesa. Qendra klinike “Nënë Tereza” nuk do të mbyllet, por do të ndalohet parkimi i automjeteve, për ç’arsye autoritetet apelojnë që qytetarët për nevojat e tyre mjekësore ta shfrytëzojnë Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit”.
Deri në këtë moment pothuajse të gjitha biletat janë shpërndarë por nëse edhe nesër ka qytetarët të cilët dëshirojnë ta ndjekin liturgjinë e shenjtë në shesh do të duhet të regjistrohen, ndërsa ngjarjen do të mund ta ndjekin nga pjesa e pasme.
Sot në konferencë për media në Qendrën për Media për vizitën e papës në Shtëpinë e ARM-së sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski, sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vladimir Miloshev dhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Toni Angelovski informuan për të gjitha hollësitë rreth vizitës së papës të cilat janë në dobi të qytetarëve.
“Jemi përgatitur plotësisht për nesër. Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për qytetarët tonë nga besimi katolik, por edhe për pjesëtarët e bashkësive tjera fetare, si dhe për qytetarët tjerë vizita e papës dhe delegacionit të tij është historike. Ardhja e tij në këtë periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë, kur po ecim drejtë integrimit evropian dhe euroatlantik e përforcojmë kohezionin tonë të brendshëm dhe sjell porosi për paqe dhe solidaritet”, theksoi Dimovski dhe shtoi se vizita e papës çon drejtë avancimit të paqes rajonale dhe botërore dhe njohjen e rolit që vendi e ka në këto procese.
Vladimir Milloshev, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë potencoi se Ministria ka plan të posaçëm, sipas të cilit institucionet në mënyrë përkatëse do të përgjigjen në nevojat e domosdoshme të qytetarëve dhe turistëve, të cilët për shkak vizitës së papës nesër do të jenë në Shkup.
Në Qendrën klinike prej sot deri nga ora 18 deri nesër në orën 18 nuk do u lejohet parkim dhe hyrje e automobilave në rrethin e kompleksit. Do të lëshohen vetëm automjetet e ndihmës së shpejtë. Për këtë apelojmë deri te të gjithë qytetarët, të cilët në këtë interval kohor do të kenë nevojë për shërbime mjekësore, ndërsa me qëllim që më shpejtë ta marrin të njëjtën të drejtohen në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” dhe Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit”. Theksoi se këto dy institucione të madhe të shëndetit publik do të punojnë me kapacitet të plotë[ dhe me mobilitet të plotë me qëllim që t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve.
Klinika universitare e gjinekologjisë dhe obstetrikës në suaza të Klinikës Universitare do të jetë e qasshme për pacientët, si edhe Klinika për sëmundje të fëmijëve, ndërsa mund të drejtohen në hyrjen e pasme të Klinikës afër hotelit “Tasino çeshmiçe”.
Qytetarët të cilët kanë caktuar kontrolle në sistemin “Termini im” për nesër kanë marrë porosi për ricaktimin e tyre nga 8 maji e mëtej.
Siguria do të jetë në nivel më të lartë, janë angazhuar të gjitha kapacitetet e MPB-së, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë Toni Angelovski potencoi se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në pajtim me standardet gjatë vizitës të papës në vend. Qytetarët që jetojnë apo punojnë në qendër liturgjinë e shenjtë do të mund ta ndjekin vetëm nga shesh me bileta dhe nuk mund të dalin nëpër dritare apo ballkone.
Angelovski informoi se për regjimin e posaçëm të komunikacionit në pjesën qendrore të qytetit. Nesër prej orës 6 në mëngjes deri në orën 19 do të ketë ndalesë dhe kufizim të komunikacionit dhe i njëjtë do të riorientohet drejtë rrugëve rreth qendrës së Shkupit.
Komunikacion i për automobila tërësisht do të mbyllet në rrugët në vijim “11 Tetori”, nga udhëkryqi me bulevardin “Koço Racin” deri te udhëkryqi me rrugën “Dimitrie Çupovski” rruga “Dame Gruev” rrugën “Makedonia”, “Vasil Glavinov”, “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, “Shën Klimenti i Ohrot”, “Ilo Vojvoda”. Komunikacioni do të jetë i mbyllur dhe në bulevardin “Nënë Tereza” (ish Vodnjanska), prej orës 8:15 deri në orën 10:15 dhe në orët e pasdites.
Angelovski apeloi të gjithë që e shfrytëzojnë këtë rrugë këtë ta bëjnë deri në orën tetë, komunikacioni nuk do të ndërpritet por pas orës tetë do të rikahëzohet nëpër rrugët tjera .
Zhvillim pa pengesë të komunikacionit gjatë vizitës së papës do të ketë në bulevardin “Koço Racin”, rrugën “11 Tetori” nga udhëkryqi me bulevardin “Koço Racin” deri te udhëkryqi me rrugën “Boris Trajkovski” “Shën Cirili dhe Metodi” bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit”, bulevardi Aradhet partizane” , rruga “Samoilova” dhe bulevardi “Goce Dellçev”.
Qytetarët të cilët kanë nevojë për automjetet e tyre nesër, do të nevojitet sot t’i dislokojnë jashtë zonave restriktive, në të kundërtën automjetet nuk do të mund të bëjnë dalje nga zonat restriktive gjatë regjimit të veçantë të trafikut.
Udhëtarët të cilët kanë fluturime në mëngjes nga Aeroporti ndërkombëtare Shkup duhet të arrijnë në aeroport më së voni në orën shtatë, sepse nga ora 7:30 deri në orën 9:00, rruga drejt aeroportit do të jetë e mbyllur për qarkullim, kumtoi sot koncesioni i aeroportit TAV Maqedoni.
Në rrugën Veles-Shkup në këtë inerval kohorë komunikacioni për hyrje dhe dalje në qytet do të zhvillohet përmes aksit Milladinovc – Idrizovë-Maxhari. Në rrugën Kumanovë-Shkup në rrethrrotullimin Milladinovc komunikacioni do të riorientohet në unazën në Shkup në të cilën hyrja e parë do të jetë në Radishan. Në rrugën Kumanovë-Veles ka ngecje të vogël në komunikacion.
Në lidhje me komunikacionin transportues të gjithë kamionët prej orës 22 sot deri në orën 18:30 nesër do ta shfrytëzojnë rrethrrotullimin në Shkup, ndërsa në qytetet do të lëshohen vetëm kamionët, të cilët dërgohen në shpedicion.
Rregulla të posaçme ka edhe në lëvizjen këmbësorëve në rajonin e qytetit . Angelovski potencoi se zona do të sigurohet, që gjithë qytetarët të cilët do të kalojnë në këtë zonë prej orës 6:00 deri në orën 19:00 do të mund të identifikohen me dokumente identifikimi
Të gjithë që do të orientohen drejtë sheshit për të marrë pjesë në Liturgjinë e Shenjtë duhet të qasen drejtë zonës së tyre për hyrje, të cilëve u është caktuar biletë, i cili dihet të ruhen deri në fund të liturgjisë.
Urat për këmbësorë Vardar, Ura e gurit, ura e Sy dhe ura e artit do të jenë të mbyllura tërësisht si dhe Kej 13 nëntori nga të dy anët e lumit.