Almeda Abazi bëhet nënë për herë të parë

Motra e Almeda Abazit, Ilda ka konfirmuar lajmin se prezantuesja është bërë nënë.

Marketing

“U bëra teze. 05.05.’19,”-shkroi ajo në InstaStory, shoqëruar me një video të saj ku duket shumë e lumtur.

Almeda solli në jetë djalin e saj, Efehan të dielën dhe fillimisht lajmi u përhap në mediat turke.

Mjeku turk, Çağlar Çuhadaroğlu zbuloi se foshnja 3 kg e 285 gr dhe 50 cm i gjatë.

Të dy, si nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Almeda u martua me aktorin turk Tolgahan Sayisman dhe ky është fëmija i tyre i parë.