Jam i gëzuar që po vij në Maqedoninë e Veriut në 25 vjetorin e vendosjes së Marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, deklaroi Papa Françesku në fillimin e fjalimit të tij në Vilën Vodno.
Papa Françesku foli edhe për karakterin multietnik dhe multifetar të vendit, duke thënë se kjo është një karakteristik e veçantë e Maqedonisë.
“Përkatësie e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonas, shqiptar, serbë, kroat dhe të tjerë ka krijuar një mozaik të bukur, e cila do të zbukurohet edhe më tej nëse dini që ta bartni edhe në gjeneratat e reja”, tha Papa Françesku, raporton SHENJA.
Ai tha se dëshiron të nënvizoj përpjekjet e Maqedonisë në lidhje me krizën e migrantëve për tu dalë në ndihmë atyre.
“Solidariteti i juaj me ata, të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre, shtëpitë, ju bën nder juve si shtet”, shtoi më tej Papa Françesku.
Ai përmendi edhe Nënë Terezën, duke thënë se është i lumtur që po viziton vendin ku ka lindur ajo, duke thënë se Nëna Tereza është një simbol i sakrificës.
“E kam fjalë për Nënën Terezën, e lindur në Shkup në vitin 1910. Jam i lumtur që do të mund të lutem në memorialin e ndërtuar për të. Duhet të jeni krenar për veprën e saj”, tha më tej Papa Françesku.