Në këtë shtet dënoheni me burg nëse hani gjatë Ramazanit

Njerëzit që hanë në ambiente publike gjatë ditëve të agjërimit të muajit të Ramazanit në Kuvajt, përveç gjobës, rrezikojnë të shkojnë edhe një burg, citohet të ketë thënë një zyrtar i sigurisë të hënën.

Marketing

Në Ramazan, myslimanët duhet të abstenojnë nga ushqimi dhe pijet – nga agimi deri në perëndim të diellit.
Dhe siç shkruan gulfnews, sipas ligjit të Kuvajtit, të ushqyerit në publik gjatë kësaj periudhe është një vepër penale e dënueshme me një maksimum prej një muaji në burg ose me një gjobë prej 100 dinarë.

Një ligji i tillë, siç thuhet më tej, zbatohet si për myslimanët po ashtu edhe për jomyslimanët.
“Shtetasit dhe emigrantët duhet të respektojnë vlerat, traditat dhe ndjenjat e respektit të agjëruese”