Sot feston ditëlindjen ikona e muzikës shqipe

Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen.
Bilbili i muzkës shqipe, këngëtarja Nexhmije Pagarusha sot feston ditëlindjen e 86-të, shkruan Gazeta Express.
Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera, transmeton KP.

Marketing

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, saqë është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

“Baresha’ është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga shkrimtari Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës.