Haradinaj: Kangën e nisa në luftë, nuk e di prej tutës apo prej trimërisë

Kryeministri Ramush Haradinaj, jo rrallë herë, ia ka krisur këngës. Me shumë pasion, ai në disa raste e ka kënduar këngën “O moj Kosovë, o moj bukuroshe”.

Marketing

Por, së fundmi, në një aktivitet me arbëreshët, kryeministri e ka kënduar këngën “Kah po shkon moj zanë?”.
A i ka mbetur merak Ramush Haradinajt të bëhet këngëtar?
“Për ata që kanë qejf me dit pse këndoj. Kangën e kam filluar në luftë, nuk e di a prej tutës apo prej trimërisë. Para luftës nuk kam kënduar kurrë”.

“Në luftë nuk kemi pas trumpetë ose alarm për t’i zgjuar ushtarët nga gjumi – ka qenë kënga ‘Kah po shkon moj zanë’”.
“Krejt ushtarët e kanë pasë mërzi këtë këngë. Kur jam hy aty në vendet ku kanë flejt ushtarët, që kanë qenë shumë të tmerrshme t’i shohësh, nuk kam thënë ‘qohuni’, por ‘kah po shkon moj zanë’”.

“Këndoj jo që di ose që jam këngëtar – këndoj se kam qejf. Nëse ka komente dhe nuk i pëlqen dikujt e kuptoj, por besoni se është hera e parë që kam kënduar është në luftë kur kam shkuar t’i zgjoj ushtarët e UÇK-së”.