Presidenti Gjorge Ivanov gjatë takimit të sotëm në “Vila Vodno” të papa Françeskut i dhuroi album të gdhendur me fotografi nga trashëgimia krishtere kulturore-historike të vendit.
“Bëhet fjalë për album me fotografi autoriale, të përzgjedhura personalisht nga presidenti Ivanov, ndërsa në bazë të konceptit të ekspertëve relevantë të Maqedonisë nga sfera e trashëgimisë shpirtërore kulturore – historike të Maqedonisë. Albumi përmban 153 fotografi përmes të cilave është prezantuar një pjesë e historisë krishtere mileniume, tradita dhe arti në Maqedoni. Mes tyre ka mozaiqe të hershme krishtere dhe bazilika, kisha të shekullit të mesëm, ikona dhe nënshkrime, si dhe ikona të gdhendura nga manastiret e Maqedonisë”, kumtoi kabineti i Ivanovit.