Zaev: Sot edhe njëherë Maqedonia ishte në fokusin e vëmendjes botërore

Republika e Maqedonisë së Veriut sot edhe njëherë është në fokusin e vëmendjes botërore për shkak të vizitës së njeriut të parë të kishës katolike dhe të shtetit të Vatikanit. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev duke nënvizuar se kjo vizitë historike është njohje e madhe për vendin që Maqedonia e Veriut e ka marrë në bashkësinë globale të vendeve progresive. Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut gjatë ditës së sotme ka treguar se ka kapacitet për përgatitje që të pret një prej liderëve, siç tha ai, më të vlefshëm botërorë, një njeri që siç tha Zaevi, është inspirim i milion besimtarëve nëpër botë.

Marketing

Zoran Zaev, Kryeministër

“Vatikani, Evropa dhe e gjithë bota i ka njohur vlerat, bukurinë e kulturave të ndryshme, bashkësi etnike dhe religjione që jetojnë në një shoqëri të barabartë për të gjithë. Liturgjia e shenjtë me të cilën papa Françesku i bekoi besimtarët katolikë dhe të gjithë qytetarët me vullnet të mirë, është shprehje e respektit të bashkësisë mes popujve në vendin tonë që e ushqejmë me shekuj. Ky është inkurajim dhe mbështetje për të gjithë ne, kjo është porosi që është çuar tek bota nga qindra ekipe gazetareske dhe ekipe televizive që në këtë ditë historike ishin në Maqedoninë e Veriut….Populli ynë e ka vullnetin dhe e ndjek misionin e Nënës Tereza, e atë sot e kemi vërtetuar me këtë ngjarje madhështore në bashkësi, kur takohen bashkësitë e ndryshme nga vendi ynë me autoritetin më të lartë Papa Françesku“