Besoj në procesin e negociatave apo pranimit të amendamenteve nga ana e opozitës sepse bëhet fjalë për profesionistë të shquar si nga ana e Qeverisë, ashtu edhe nga ana e opozitës, me përjashtim të disa personaliteteve lidhur me lëndët tona të cilat tashmë nuk janë në negociata.
Këtë e deklaroi prokurorja speciale publike, Katica Janeva lidhur me bisedimet e sotme për ligjin e ri për prokurorinë publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së.
“Personalisht mendoj se ligji çdoherë mund të formulohet më mirë”, tha Janeva, duke shtuar se në esencë, janë tejkaluar dallimet për atë se çka do të punojë PSP-ja”, tha Janeva.
Lidhur me lëndët në të cilat do të punojë PSP-ja, Janeva paralajmëroi se duhet të pritet zgjidhja përfundimtare me ligjin e ri për prokurorinë publike.
“Besoj se do të jetë e volitshme në bazë të asaj që jozyrtarisht e kam dëgjuar, nuk kam informata zyrtare”, deklaroi Janeva para fillimit të konferencës së sotme “Përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në prag të raportit të Komisionit evropian”.
Shprehi kënaqësi nga ajo që bisedat e përgjuara, siç tha, nuk do të dëgjohen, por do të ketë hapësirë të analizohen nga gjykata, ndërkaq do të jenë edhe pjesë e dëshmive nëse ka lëndë në gjykatë.
PSP, paralajmëroi Janeva. punon në procedura parahetimroe dhe hetimore të cilat janë në kompetenca të tyre, por janë hapur edhe disa procedura të reja parahetimore lidhur me bisedimet e mbetura.
Ajo potencon se pret të sillet ligji i ri për prokurorinë publike pas çka PSP do të kahëzohet më tutje me lëndë të tjera.
E pyetur për ngjarjet e Kumanovës, përkatësisht rastin “Lagjja e trimave”, Janeva informon se PSP ka disa indikacione, por ende nuk ka gjetur biseda në mënyrë që të mund të vendosë kompetenca ndaj asaj lënde.
“Ka disa indikacione, po punohet në parahetim, por do të jetë shumë vështirë të thuhet nëse fare do të merret ajo lëndë”, deklaroi prokurorja speciale Janeva.
Lidhur me zgjedhjen etapore të prokurorëve publikë për PSP në pajtim me ligjin e ri, Janeva theksoi se kjo do të jetë në ingerenca të Këshillit të prokurorëve publikë. Megjithatë, shfaqi shpresë se i tërë ekipi i saj do të vazhdojë të punojë edhe një mandat.
Me kërkesë të gazetarëve për ta komentuar medikamentin e jashtëzakonshëm juridik të parashtruar në Gjykatën supreme për lëndën “Tanku” të Nikolla Gruevskit, Janeva shfaqi shpresë se lënda nuk do të hiqet, sepse, theksoi, është lëndë në të cilën ka mjaft dëshmi për vepër të kryer penale për të cilën personat janë dënuar. Megjithatë, theksoi se nuk mund të përzihet dhe ta prejudikojë vendimin e Gjykatës supreme.
Sa i përket kërkesave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski për revizion të punës së PSP-së, përfshirë edhe pjesën financiare, Janeva tha se revizioni mund të bëhet vetëm përmes gjykatës dhe Këshillit të prokurorëve publikë, ndërsa për çështjet financiare PSP-ja çdoherë është transparente.
Për propozimin e pushtetit që Komisioni të vendosë për lëndët e PSP-së pas 30 qershorit të vitit 2017, Janeva konsideron se duhet të ketë ndonjë zgjidhje kalimtare.
“Mendoj se nuk duhet të ketë trup të tillë prej tre prokurorëve, por konsideroj se edhe ata do të jenë të vetëdijshëm se do të duhet sa më shpejtë t’i analizojnë ato procese”, deklaroi mes tjerash prokurorja speciale, Katica Janeva.