Siljanovska dorëzon 11 ankesa për zgjedhjet presidencialet

Kandidatja për president e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska, në KSHZ ka dorëzuar 11 ankesa për votimin më 5 maj. Ndërsa VMRO-DPMNE si parti politike, në KSHZ ka dorëzuar vetëm një ankesë për zgjedhjet lokale në Novo Sellë.

Marketing

Partia opozitare akuzon se janë mbushur kutitë, janë blerë votat si dhe ka janë keqpërdorur resurset shtetërore. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Sotillkovski u bën thirrje organeve hetuese të shtetit që tu qasen seriozisht konstatimeve që do të dalin nga KSHZ, për parregullsitë eventuale të paraqitura.

Këtë gjë e tregoi rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, kuti të mbushura, votim për persona të tjerë, agjitim i palejuar, mitë-dhënie në ditën e zgjedhjeve dhe keqpërdorim i resurseve shtetërore. Presim që ankesat të konstatohen ndërsa Prokuroria Publike të angazhohet dhe të merr masa në pajtim me kompetencat për ngjarje të rëndësishme siç janë zgjedhjet. Këtu do të doja të kujtoja se edhe OSBE/ODIHR në raportin preliminar ka gjetur parregullsi, keqpërdorim të resurseve shtetërore si dhe blerje votash – deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga KSHZ thonë se rivotim do të ketë vetëm nëse numri i votave në vendvotim mund të ndryshojë fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani thotë se ankesat e parashtruara nga VMRO-DPMNE janë për proces të votimit, ndërsa deri tani në organin zgjedhor nuk ka arritur asnjë ankesë për numërimin dhe rezultatet.

Në qoftë se eventualisht, ndonjë kundër-shtesë pranohet dhe prishet votimi në ndonjë vendvotim atëherë analizohet në qoftë se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në vendvotimet tek të cilat prishet votimi ndikon në rezultatin final. Në qoftë se ndikon në rezultatin final atëherë përsëriten zgjedhjet në ato vendvotime, në qoftë se jo vetëm konstatohet se janë prishur votimet në këto vendvotime konkrete dhe e gjithë puna mbaron këtu – u shpreh Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Pas ankesave të paraqitura, KSHZ në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 21 prill, anuloi 7 vendvotime për shkak të parregullsive të paraqitura. Ndërsa për ankesat e paraqitura për rrethin e dytë, pritet që të vendoset brenda kësaj jave. Afati për parashtrimin e ankesave për proces të votimit ka kaluar mbrëmë, ndërsa afati për parashtrim të ankesave për numërim dhe rezultate skadon sonte.