Duraku nga ekologjia do të kalojë në ministri tjetër?!

Ministri i ekologjisë, Sadulla Duraku pritet që të mbetet në kabinetin qeveritar, por duke kaluar në një dikaster tjetër.

Marketing

Sipas Fokus, emri i tij edhe pse po përflitet se është pjesë e rikonstruimit, megjithatë ai sipas disa mediave do të drejtojë ministrinë e re të sapoformuar për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike. Kjo ministri do të zëvendësojë sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit, që është shuar me ligjin e ri dhe që drejtohej nga Hazbi Lika. Nuk dihet se Lika a do të jetë më pjesë e ekzekutivit.

Mediat maqedonase së fundi kanë nisur një luftë mediatike duke lansuar emra nga radhët e BDI-së që gjoja nuk do të jenë në Qeveri dhe do të largohen me planin e paralajmëruar nga kryeministri Zaev. Megjithatë gjithcka do të vendoset në takimin e paralajmëruar midis Zaevit dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.