Gjërat që fëmijët duhet t’i mësojnë para moshës 13 vjeçare

Sipas disa psikologëve, vitet e tinejxherit fillojnë kur një fëmijë është nga 9 deri 13 vjet dhe është një periudhë tranzicioni ku kërkojnë të bëhen më të pavarur.

Marketing

Për ta bërë sa më të lehtë këtë periudhë tranzicioni, fëmijët duhet t’iu ndihmojnë fëmijëve t’i përvetësojnë disa aftësi para se t’i mbushin 13 vjet.

Të fitojnë dhe t’i menaxhojnë paratë

Fëmijës mund t’i mësoni aftësi bazike financiare kur të jenë shumë të vegjël. Në moshën 13 vjeçare, fëmijët duhet të jenë të aftë të ruajnë para nga paratë që ua jepni çdo ditë, të jenë të vetëdijshëm se sa kushtojnë gjërat bazike të shtëpisë, dhe të jenë të aftë të marrin vendime rreth shpenzimit dhe kursimit.

Duhet të jenë të aftë t’i bëjnë punët e shtëpisë

Sipas disa specialistëve të psikologjisë, fëmijët mund të bëjnë shumë punë të shtëpisë qysh në moshë të hershme. Në moshën 13 vjeçare, fëmijët duhet të jenë të aftë t’i hekurosin rrobat, t’i fusin në rrobalarëse, t’i ndërrojnë çarçafët, ta pastrojnë veturën, etj.

Të përgatisin bukë

Gatimi është aftësi e rëndësishme që fëmijëve iu nevojitet para se të bëhen të rritur, dhe ka shumë receta të lehta që mund t’ua mësoni fillestarëve. P.sh., fëmijës mund t’i mësoni si të përgatitë vezë, pasta, sallata, sandviçë, etj.

Menaxhimi i kohës

Aftësitë për menaxhimin e kohës janë esenciale: fëmija juaj duhet të jetë i aftë të planifikojë, të vendos prioritete dhe të punojë në mënyrë produktive. Mundohuni t’i ofroni fëmijës mjete që mund t’i ndihmojnë të jetë më efiçient, siç janë kalendarët e veçantë apo aplikacionet e ndryshme në telefon.