Në Gjykatën e Apelit në Shkup më 23 maj do të mbahet seancë publike, në të cilën do të vendoset për aktgjykimet për shtatë personat e dënuar për tentim vrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela.
Gjykata Penale vitin e kaluar i shpalli fajtorë, pasi të akuzuarit me paramendim kanë dashur ta vrasin deputetin Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dënimin më të madh e mori Nikolla Vojminovski i cili u dënua me 13.6 vjet burg, ndërsa Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski Toshta u dënuan me nga 13 vjet burg. Me 10.6 vjet burg u dënuan Andrej Micov, Nikollçe Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Dellov.
Nikolla Vojminovski i cili ndodhej në arrest shtëpiak deri në aktgjykimin e plotfuqishëm u arratis dhe akoma është i pakapshëm për organet e rendit.
Për tentim vrasjen ndaj Sellës fillimisht u akuzuan 10 persona, por Sasho Senkov u lirua nga akuza, ndërsa Stojan Pavlevski dhe Cejo Gjorgjievski u gjykuan për veprën “dhunë”, ndërsa pasi pranuan fajin u dënuan me tre vjet burg, gjegjësisht 1 vjet e dy muaj.