Aksioni policorë, ngritën katër padi penale

Gjatë ditës së sotme policia deri tek Prokuroria Themelore do të ngrit padi penale kundër katër personave dhe atë: I.J. (41) nga lagjja Çento, Shkup; B.J. (31) nga Lagjja Çento; N.M. (37) nga Lagjja e Çairit dhe D.R (19) nga Araçina, për veprën penale “prodhim dhe lëshim në përdorim të substancave narkotike”, që është e ndëshkueshme në bazë të Nenit 215 Alineja 3 Nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Ndryshe mbrëmë policia në kuadër të një operacioni në shkallë të gjerë në Shkup dhe rrethinë të kryeqytetit, ka zhvilluar një operacion antidrogë intensiv.

Operacioni është zhvilluar në Shkup, deri në orët e para të hershme të mëngjesit të sotëm, siç mëson Alsat brenda burimeve të veta aksioni është zhvilluar në rrugën Cvetan Dimov, nëpër disa lokacione në Haraçinë dhe në gjashtë lokacione në Hasanbeg.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të Sektorit për Krim të Organizuar dhe Njësitit të Ndërhyrjes së Shpejt, Shkup.