Futbolli kthehet në shtëpi, aty ku ka lindur. Të paktën për këtë sezon, kështu mund të përmblidhet ajo që ndodhi në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Europa. Dy finale angleze respektive, Liverpul-Totenham dhe Arsenal-Çellsi, kanë eklipsuar mbarë kontinentin në këtë sport. Edhe më optimisti, vështitë ta ketë parashikuar një përfundim të tillë të dy kompeticioneve më të rëndësishme për klubet europiane. Ndoshta, ndoshta, vetëm Liverpul-i mund të mos konsiderohet “autsajder”, sepse ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Premier Ligë, ishte finalist i Ligës së Kampionëve edhe edicionin e kaluar. Tashmë është e sigurt: dy trofetë e shumëlakmuar do të mbeten në Angli. Se cilat skuadra do t’i fitojnë, mbetet ta vendosë fusha e lojës, në “Vanda Metropolitano” dhe Baku. Interesant është fakti se në këto dy finale të mëdha angleze do të ketë edhe një pjesë “shqiptare”. Jo pak, por tre futbollistë janë pjesë e dy skuadrave finaliste: Xherdan Shaqiri te Liverpuli, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi tek Arsenal.
Marketing