Myslimanët falen në Jeruzalem për herë të parë këtë Ramazan

Turma të shumta janë mbledhur në Jeruzalem për herë të parë në vendin e shenjtë të myslimanëve për lutjet e së premtes.
Policia e Izrealit ka thënë që më shumë se 135 mijë adhurues janë lutur në xhaminë al-Aqsa, i cili njihet nga myslimanët edhe si vendi i tretë më i shenjtë ndërsa për çifutët është I njohur si tempulli Mount.

Marketing

Lutjet u kryen në mënyrë paqësore tek vendi I shenjtë, deris mijëra forca policore patrolluan rrugët e qytetit të vjetër.

Myslimanët përgjatë Lindjes së Mesme dhe disa shteteve në Azinë juglindore kanë filluar muajin e Ramazanit të hënën, sipas kalendarit lunar. Besimtarët kalojnë të gjithë muajin nga agimi deri në muzg duke abstenuar nga ushqimi, pija dhe epshet. Kjo përmbush një nga pesë shtyllat e Islamit.

Marketing