Në Çair përdhunohet një adoleshent
Me 12.05.2019 në ora 02.30 në Stacionin Policor në Cair, S.K.(33) nga Shkupi ka lajmëruar se me 11.05.2019 rreth orës 21.30 në rrugën “B.Buna”, djali i tij adoleshent E.S.(13) është përdhunuar nga adoleshenti tjetër J.S.
Sipas rrëfimit në polici, sulmi është ndalur kur në vendin e ngjarjes është paraqitur vëllai i fëmijës së sulmuar, ku adoleshenti J.S. ka ikur. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit.