Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të largojë nga kabineti presidencial katër zyrtarë të lartë, të cilat janë nën hetim të Prokurorisë.
Ai me këtë ka paralajmëruar se do të bëj ndryshime edhe në Agjencinë për Kundërzbulim që është në kompetenca të tij. “Në raportin e Pribesë vërejtjet më të mëdha janë dhënë për keqpërdorimin e shërbimeve dhe aparatit të shërbimeve të sigurisë. Kam kompetencat e mija në Agjencinë për Kundërzbulim. Për një pjesë të personave të agjencisë dhe të kabinetit presidencial nuk ka vend në këto institucione.
Sipas informacioneve që kam, Prokuroria po heton katër veta”, theksoi Pendarovski. Ai ka thënë se shumë shpejt do të ekipojë kabinetin e tij dhe se do të nis me zhbllokimin e ligjeve, që deri tani ishin bllokuar nga Ivanov.