Bankroton ish-e dashura e DiCaprios

Ish-engjëlli i Victoria, Erin Heatherton, ka shpallur zyrtarisht bankrotimin, pasi mori raportin nga departamenti i tatimit, sipas të cilit ish-e dashura e aktorit Leonardo DiCaprio duhet t’i paguajë shtetit mbi gjysmë milion dollarë në emër të tatimit dhe se ish-partneres së biznesit i ka një milion dollarë borxh për shkak të mos respektimit të projektit të përbashkët financiar.

Marketing

Manekinia 30-vjeçare, e cila muajve të fundit po kalon në një periudhë të vështirë, pranoi se me të gjitha mënyrat u përpoq të shpëtojë karrierën e saj të biznesit, por kjo thjesht nuk i shkoi për dore.

Erin në prani të avokatit të saj deklaroi se të hyrat e saj mujore janë minimale, dhe përveç 2.8 mijë dollarë sa kishte fituar gjithsej gjatë vitit të kaluar, kishte marrë mbi 200 dollarë ndihmë në nivel mujor dhe atë nga miqtë dhe anëtarët e saj të familjes.

Manekinia pohon se në llogarinë e saj bankare ka më pak se 950 dollarë, e cila nuk i mjafton për të mbuluar të gjitha shpenzimet e saj mujore.

Ajo ka borxh ndaj kompanisë “City National” 200 mijë dollarë, ndërsa shteti i Nju Jorkut kërkon nga Erin 41 mijë dollarë borxh në emër të tatimit.

Erin kishte shitur vitin e kaluar banesën e saj në Manhattan për 2,68 milionë dollarë dhe pothuajse gjithë shumën ia morën bankat me automatizëm. Edhe pse i mbetën disa mijëra euro nga prona e shitur, Erin tha se posedon vetëm një unazë diamanti, i cili është ‘aseti’ i saj i fundit të cilin pritet ta shesë në periudhën e ardhshme.

Marketing