Presidenti Stevo Pendarovski ka përsëritur qëndrimin se do t’i nënshkruaj menjëherë ligjet e kthyera nga ish presidenti. Nga kabineti i Pendarovskit për Alsat, nuk potencojnë se kur kjo do të ndodhë por thonë se do të bëhet në afat sa më të shkurtër.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të procedurave formale-juridike pas marrjes së funksionit, në afat sa më të shkurtër kohor, do t’i shqyrtojë dhe do t’i nënshkruajë dekretet e ligjeve të cilat presidenti i mëhershëm Ivanov ka refuzuar t’i nënshkruajë.” – thonë nga kabineti i Pendarovskit.