Veseli: Nuk ka dy Mitrovica, por vetëm një

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Gonxhe Çaushi, kandidate për kryetare të Mitrovicës së Veriut dhe kandidatët e PDK-së për kryetarë të Leposaviqit, Zveçanit e Leposaviçit, ka nisur sot fushatën zgjedhore duke bashkëbiseduar me qytetarë në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.

Marketing

Lideri i PDK-së tha se ka vetëm një Mitrovicë dhe ashtu do të jetë përgjithmonë ani pse përkohësisht ka qenë në dy njësi administrative, transmeton Klan Kosova.

“Jemi të gjithë për Mitrovicën. Mitrovica është e Kosovës dhe Mitrovica është një. Ajo për çfarë duhet të gjithë të angazhohemi është me arrit një prosperitet më të mirë, komunikim më të mirë, për faktin se sa më mirë të jetojnë qytetarët në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe gjithandej, aq më mirë do t’i ketë punët edhe shteti ynë i pavarur dhe sovran. Shqiptarët duhet me qenë sa më të bashkuar dhe sa më unikë, me përdorë edhe këtë mundësi të cilën e ka krijuar fushata zgjedhore dhe jo me u nda mes vete”.