Shkup, shtatë të lënduar në 12 aksidente

Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta në shtatë prej gjithsej 12 aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë njëzet e katër orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në pesë është shkaktuar dëm material.

Marketing

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia nga komunikacioni i ka përjashtuar 13 drejtues të automjeteve para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit, 13 të cilët kanë qenë me afat të skaduar të lejes për qarkullim dhe 18 automjete të paregjistruara.

Janë gjobitur edhe 70 shoferë për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 52 automjete.
Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për kalimtarë, dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën në semafor të kuq, shtatë shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në semafor të kuq, shtatë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, katër shoferë për rreshtim jo të drejtë, një për tejkalim jo të drejtë, tre për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse nga ngasësit e motorit, mopedit dhe motoçikletës, pesë për mos vendosjen e rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjeteve motorike dhe 18 për përdorimin e telefonit celular nga shoferët gjatë drejtimit të automjeteve motorike.

Marketing