PSP ka reaguar lidhur me faktin që pala mbrojtëse e të akuzuarave në vend që të thirrin dëshmitarët të cilët tashmë ishin dëgjuar në procedurën e parë, kanë thirrur edhe dëshmitarë të rinj. Për dëshmitarët e rinj, duhet që paraprakisht të deklarohen PSP-ja edhe gjykata.
I pari në bankën e dëshmitarit u ul një tregtarë i cili u lut paraprakisht që të dëgjohen dëshmitë sa më shpejt, pasi siç theksoi ai kishte mbyllur lokalin për të arritur në kohë për të dhënë dëshminë.
Mirëpo, pas reagimit të PSP-së se nuk mundet i njëjti të dëshmojë, pasi ishte në listën e dëshmitarëve që njëherë kishin dëshmuar. I njëjti u lirua.
Në seancën e sotme do të dëshmojnë vetëm dy dëshmitarë.
Familjarët e viktimave dhe të peshkatarit nga Creshova nuk ishin të pranishëm. Në procedurë është dëshmitari, një bujk, që ishte duke punuar tokën afër liqenit të Smilkovës ditën e vrasjes të vitit 2012.
Gjithashtu në seancën e sotme dëshmitari Ramadan Murati, i propozuar nga pala mbrojtëse e të akuzuarave është duke dëshmuar, i njëjti ka qenë punëtorë i të akuzuarit Fejzi Aziri, i cili ka dëshmuar se ditën kritike, gjegjësisht më 12.04.2012, ka qenë në punë deri në ora 20.00, por nuk kishte hasur peshkatarë të rinj afër liqenit ku kishte ndodhur vrasja.
Gjykimin po e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev.