Shok për Loredanën : Reperja kosovare mund të dëbohet nga Zvicra

Reperja kosovare vazhdon të marrë vëmendje në Zvicër me skandalin e fundit të saj, të cilin po e heton Prokuroria Publike e Luzernit. Loredana akuzohet se ka mashtruar një çift zviceran nga Valais duke ua marrë 700 mijë franga (rreth 618 mijë euro).

Marketing

Loredana rrezikon 5 vjet burgim nëse vërtetohen akuzat ndaj saj. Madje ajo mund të deportohet në Kosovë pas vuajtjes së dënimit sepse ajo nuk ka pasaportë zvicerane, raporton extratipp.com, përcjell Insajderi.
Me këtë ajo mund të gjendej në situatë të njëjtë me Fatonin, vëllain e saj, i cili u dëbua nga Zvicra pas 73 dënimeve në vitin 2016.

Blick.ch ka raportuar se Loredana ka vetëm nënshtetësi kosovare. Një natyralizim, që Loredana e kishte kërkuar në Emmen, iu refuzua asaj në fund të vitit 2013. Arysyeja është e paqartë, përcjell Insajderi.

Ndërkohë Loredana po mohon të gjitha akuzat. Siç tha të premtën në konferencën qesharake në Prishtinë, paratë iu dhanë asaj vullnetarisht më 2016.
Ajo së fundmi është kthyer në Zvicër.

Siç ka raportuar edhe “20 minuten”, pas Loredanës kanë dalur edhe shumë akuza tjera: Kështu jo vetëm reperja, por edhe gjithë familja e saj, duke përfshirë vëllezërit, nënën dhe bashkëshortin, kanë marrë para nga zvicerania Petra. Dokumentet e bankës tregojnë se shuma e parave ka rrjedhur edhe te të afërmit e saj.