Mançevski: Pas 10 vitesh më në fund do të zgjidhet problemi me të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski deklaroi se “në Ministrinë për Sistem Politik nuk janë paraparë punësime të reja, por do të merren nga Sekretariati i Marrëveshjes së Prespës, dhe më në fund do të zgjidhet problemi me të punësuarit sipas asaj marrëveshje”.

Marketing

Sipas ministrit, kanë përfunduar procedurat për angazhimin e një pjese të punësuarve sipas Marrëveshjes së Presës që nuk ishin në vendet e punës, dhe se së shpejti kjo do të bëhet edhe me të tjerët pasi që mbaruan zgjedhjet presidenciale për shkak se nuk ka kufizime ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për qindra procedura ka përfunduar, ndërsa për pjesën tjetër pasi që zgjedhjet presidenciale mbaruan dhe s’kemi kufizime ligjore së shpejti do të rregullohet, kështu që problemi pas 10 vitesh në pjesën më të madhe është zgjidhur dhe më në fund do të zgjidhet”, tha Mançevski.

I pyetur nëse ka reforma të dukshme në administratë, ministri theksoi se te një pjesë e shërbimeve për qytetarët tashmë janë të dukshme ndërsa një pjesë do të fillojnë për dy muaj ndërsa riorganizimi i administratës deri në fund të vitit.