Shkup, njerëzit e shoqëruar me qen do të mund t’i shfrytëzojnë autobusët e NPQ-së

NQP Shkup njoftoi se njerëzit me nevoja të veçanta me qen të shoqëruar do të mund t’i shfrytëzojnë autobusët e NQP-së dhe kabinat e teleferikut.

Marketing

Ashtu siç u tha në njoftim, vendimi është marrë për shkak se “qentë janë një ndihmë e madhe e kategorisë të lartpërmendur të personave, duke marrë parasysh se ato janë shumë të dobishëm për ta si një ndihmë shtesë në kryerjen e obligimeve dhe aktiviteteve të përditshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga NPQ apelojnë institucionet tjera publike si, tregjet, kinematë, teatrot, qendra tregtare, për të marrë një vendim të përshtatshëm dhe kështu të angazhohen në ngritjen e vetëdijes publike për dyert e hapura dhe qasje të lirë për shoqëruesit e qenve të personave me aftësi të kufizuara.

Ashtu edhe, duke u treguar përdoruesve të tjerë të përmbahen nga reagimet negative nëse ata vijnë në një situatë për t’u vozitur bashkë me njerëz që janë të shoqëruar me qen, sepse qentë janë të padëmshëm për mjedisin.