Një nga dy foshnjat e lindura para kohe në Shkup, vogëlushja Vedrana ka vdekur mbrëmë pas operacionit të dytë.
Vedrana dhe Iskra janë motra binjake, të lindura para kohe. Në ditën e 13të të jetës së tyre tek Vedrana u përkeqësua gjendja shëndetësore. Është bërë intervenim kirurgjik – laparatomi dhe e njejta është realizuar më 7 maj.
Mbrëmë është dashur të bëhet edhe operacioni i dytë, por për fat të keq, zemra e vogëlushes nuk ka mundur të bëjë ballë.
Nga ana tjetër, lajme të mira vijnë për motrën e saj binjake, vogëlushja Iskra e cila për momentin është në gjendje të mirë.